Call for StartUp Week
ART Construction

Doni të filloni një biznes?

Keni ide të mirë për të filluar një biznes në bujqësi, përpunim të ushqimit, tekstil apo shërbime?

Jeni biznes i ri që sapo ka filluar?

Doni të përfitoni grant në vlerë të 2.000 EUR?

Për të zhvilluar dhe konkretizuar idenë tuaj, Kosova-Women 4 Women në kuadër të projektit “I SEE - Mundësitë e përmirësuara të vetë-punësimit dhe punësimit” që financohet nga Agjencioni Austriak për Zhvillim (ADA) me fondet e Koorporatës Austriake për Zhvillim (ADC), organizon Javën për Start Up biznese.

Qëllimi i këtij projekti është përmirësimi i pozitës së gruas në ekonomi dhe në tregun e punës në rajonin e Prishtinës dhe Ferizajt që përfshinë komunat: Prishtinë, Fushë Kosovë, Drenas, Gracanicë, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Podujevë, Ferizaj, Hani i Elezit, Kacanik, Shtërpcë dhe Shtime

Kush mund të aplikojë?

· Gratë nga komunat e lartë cekura, që kanë ide të mirë dhe dëshirojnë të fillojnë biznesin e tyre,

· Biznese në pronësi të grave jo më të vjetër se dy vjet, dhe dëshirojnë të zhvillojnë një produkt/sherbim të ri.

Si mund të aplikoni? Ju mund të aplikoni duke e plotësuar aplikacionin më poshtë dhe dërguar atë në email adresën: [email protected]

Afati i fundit për aplikim është 09 tetor, 2021

Idetë më të mira do të përzgjedhen për të marrë pjesë në Javën për Start Up biznese, që do të zgjasë prej 18 tetor deri më 22 tetor, 2021. Gjatë kësaj jave do të ndiqni ligjerata dhe ushtrime të ndryshme që do të iu ndihmojnë të zhvilloni dhe konkretizoni idetë.

Në fund të Javës për Startup, do të përzgjedhen 10 idetë më të mira që do të përfitojne grant në vlere prej 2.000 EUR dhe do të vendosen në Biznes Inkubatorin e Kosova - Women 4 Women.

-----------------------------------------------------------------------

Da li želite da započnete biznis?

Imate dobru ideju da započnete neki biznis u poljoprivredi, preradi hrane, tekstilu ili uslugama? Da li ste novo preduzeće koje je tek počelo sa radom? Da li želite da dobijete grant u iznosu od 2.000 EUR?

Da bi razvili i konkretizovali vašu ideju, Kosovo-Women 4 Women u okviru projekta „VIDIM-Poboljšane mogućnosti samo-zapošljavanja i zapošljavanja“ kojeg finansira Austrijska razvojna agencija (ADA), sredstvima Austrijske razvojne korporacije (ADC), organizuje Nedelju za pokretanje biznisa.

Svrha ovog projekta je poboljšanje položaja žena u privredi i na tržištu rada u regionu Prištine i Uroševca koji obuhvata opštine: Priština, Kosovo Polje, Glogovac, Gračanica, Lipljan, Novo Brdo, Obilić, Podujevo, Uroševac, Hani i Elezit, Kačanik, Štrpce i Štimlje.

Ko se može prijaviti?

· Žene iz gore navedenih opština, koje imaju dobre ideje i žele da započnu sopstveni posao,

· Preduzeća u vlasništvu žena koja nisu starija više od dve godine i žele da razviju novi proizvod/uslugu.

Kako se možete prijaviti? Možete se prijaviti popunjavanjem prijave i slanjem e-pošte: [email protected]

Rok za prijavu je 9. oktobar 2021

Najbolje ideje biće odabrane za učešće u Nedelji za pokretanje biznisa, koja će trajati od 18. oktobra do 22. oktobra 2021. Tokom ove nedelje pratićete različita predavanja i vežbe koje će vam pomoći da razvijete i konkretizujete ideje.

Na kraju Startup nedelje, biće izabrano 10 najboljih ideja za koje će biti odobren grant u iznosu od 2.000 EUR i koje će biti smeštene u Poslovnom inkubatoru na Kosovu - Women 4 Women.