Erasmus for Young Entrepreneurs Kosova
ART Construction

Kosova-Women 4 Women, nga data 1 shkurt 2020 është njëra ndër organizatat implementuese të programit Erasmus for Young Entrepreneurs, projekt ky i inicuar nga Bashkimi Europian.

Ky projekt synon të ndihmojë ndërrmarrësit/et e rinj/reja të fitojnë aftësitë përkatëse për menaxhimin e një ndërmarrjeje të vogël ose të mesme duke kaluar kohë me një ndërmarrës me përvojë në një nga 27 shtetet anëtare të BE-së, MB dhe vendet e COSME: Maqedonia e Veriut, Islanda, Mali i Zi, Turqia, Shqipëria, Serbia, Moldavia, Bosnjë-Hercegovina, Armenia, Ukraina dhe Kosova.

Erasmus for Young Entrepreneurs është një program i cili po implementohet për më shumë se dhjetë vite, me më tepër se 14.000 ndërmarrës/e të rinj/ja dhe me eksperiencë që figurojnë në databazë dhe me mbi 7.000 shkëmbime të suksesshme deri tani. Kosova për herë të parë ka të drejtë të jetë pjesë e programit EYE, Shkëmbimi i përvojës bëhet gjatë një qëndrimi me ndërmarrësin/en me përvojë, i cili/e cila ndihmon ndërmarrësin/en e ri/re të marrë aftësitë e nevojshme për të drejtuar një biznes të vogël. Mikpritësi përfiton nga perspektiva të reja në biznesin e tij/saj dhe ka mundësitë për të bashkëpunuar me partnerë të huaj ose për të mësuar rreth tregjeve të reja. Kohëzgjatja e qëndrimit në vizitë është nga 1 deri në 6 muaj.

Nëse e shihni vehten si një ndërmarrës/e aspirues/e apo si një ndërmarrës/e me përvojë që dëshiron të ndihmojë ndërmarrësit e ri nga vendet e ndryshme pjesëmarrëse të programit, ju lutem vizitoni webfaqen www.erasmus-entrepreneurs.eu ku edhe mund të gjeni informata të detajuara se si të bëheni pjesë e programit dhe dhe mund të na kontaktoni në [email protected] apo [email protected].