KW4W

ERASMUS YOUNG ENTREPRENEURS

Nderrmarrës i ri

Ju keni një ide biznesi ose Ju keni vendosur të filloni kompanin tuaj.

Por ju pyesni veten – a do të funksionojë?

Erasmus Young Entrepreneurs ESHTE PER TY!

Keni nevojë për më shumë informacione?

Vizitoni www.erasmus-entrepreneurs.eu për informacion të detajuar dhe pikat tona lokale.

Ose

kontaktoni Zyrën për Mbështetjen e Erasmus Young Enterprenours support@erasmus-entrepreneurs.eu

Pjesemarrja në Erasmus Young Enterprenours është e lehtë:

1. Shikoni kriteret e pranueshmërisë dhe procesin e aplikimit në faqe në internet

2. Përgatituni – keni CV-në tuaj, letern motivuese dhe planin e biznesit gati

3. Aplikoni në internet përmes www.erasmus-entrepreneurs.eu

4. Gjeni një nikoqir të përshtatshëm me ndihmën e pikave tona lokale dhe përgatituni për shkëmbimin

5. Udhëtoni jashtë vendit tek nikoqiri juaj dhe përfitoni nga shkëmbimi ndermarrës ne nje vend te huaj.

Erasmus Young Enterpreneurs

Qfare eshte?

Erasmus Young Enterpreneurs është një program shkembimi për ndermarrësit, financuar nga Bashkimi Evropian. Ju ofron mundësinë për të punuar së bashku me një ndërmarrës me përvojë në një vend tjetër pjesëmarrës ne program dhe te forconi aftësitë që ju nevojiten për të zhvilluar biznesin tuaj. Qëndrimi juaj jashtë vendit mund të zgjasë ndërmjet një dhe gjashtë muaj.

Pse te shkoj në një program shkëmbimi?

Si një ndermarrës i ardhshëm ose i sapo themeluar, mund ta gjesh veten në udhëkryq. Ju duhet udhëzim i dorës së parë. Një bashkëpunim i ndërmarrësis me një ndërmarrës me përvojë do t’ju ndihmojë t’i përgjigjeni pyetjeve tuaja dhe të përgatiteni për të drejtuar kompaninë tuaj me sukses.

Kjo nuk është e gjitha! Ju gjithashtu do të:

• Zhvilloni kontaktet ndërkombëtare

• Njihuni me një treg tjetër dhe mënyra të ndryshme të të bërit biznes

• Forconi aftësitë specifike të sektorit tuaj

• Takoni njerëz të suksesshëm ne biznes

• Zbuloni mundësitë e bashkëpunimit

• Merrni mbështetje financiare për shkëmbimin tuaj

Erasmus Young Entrepreneurs në praktikë:

Programi drejtohet nga një rrjet i pikave lokale të kontaktit, përfshirë Zyret e Tregtise, inkubatorë dhe organizata të tjera mbështetese te bizneseve, të pranishme në vende te ndryshme pjesëmarrëse.

Pasi të plotësoni aplikacionin tuaj online dhe pranoheni për programin, pika e kontaktit që ju keni zgjedhur në vendin tuaj do t’ju ofrojë mbështetje dhe ndihmë të gjeni ndermarrësin tuaj mikpritës.

Ju gjithashtu do të merrni ndihmë praktike gjatë qëndrimi juaj jashtë vendit.

Për më shumë informacion në lidhje me pikat e kontaktit në vendin tuaj, ju lutemi vizitoni “Your local contact point”në faqen e internetit të programit.

Ju mund të përfitoni nga programi si një ndërmarrës i ri nëse:

Ju jeni një ndërmarrës “i ardhshëm”, në mënyrë të vendosur për të filluar një biznes OSE një ndërmarrës qe ka filluar biznesin e vet brenda 3 viteve të fundit. Nuk ka asnjë kufizim moshe!

Ju jeni një banor i përhershëm (e përcaktuar nga programi) në njërën nga vendet pjesëmarrëse;

Ju keni një ide projekti apo biznesi konkrete, e pasqyruar në një plan biznesi;

Ju mund ta demonstroni qartë motivimin dhe angazhimin tuaj për tu përfshirë një marrëdhënie biznesi me një ndërmarrës me pervoj nga një vend tjetër pjesëmarrës;

Ju jeni të përgatitur për të kontribuar në zhvillimin e biznesit te ndermarresit tuaj mikprites;

Ju jeni të përgatitur të mbuloni kostot tuaja te qëndrimit jashtë vendit që tejkalojnë grantin e BE-së.