KW4W

SHPALLJE

Kosova – Women 4 Women është në kërkim të një kompanie të certifikuar për trajnim në aftësimin e përdorimit të kompjuterit dhe programeve bazike. Këto trajnime do të mbahen në kuadër të projektit “I SEE_Mundësitë e përmirësuara të vetëpunësimit dhe punësimit”, që mbështetet financiarisht nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA). Qëllimi kryesor i projektit është përmirësimi i pozitës së gruas në ekonomi dhe në tregun e punës. Kompanitë të cilat plotësojnë kushtet duhet të dërgojne ofertën në email: human.resources@k-w4w.org, jo më larg se më 25 gusht 2021.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

Të ofroj trajnime në përdorimin e kompjuterit dhe aplikacioneve bazike si më poshtë:

Modulet Kryesore

Bazat e kompjuterit: parashtron koncepte dhe aftësi thelbësore në lidhje me përdorimin e pajisjeve, krijimin, ruajtjen dhe menaxhimin e dokumenteve, rrjetet dhe sigurinë e të dhënave.

Bazat e internetit: parashtron koncepte dhe aftësi thelbësore në lidhje me shfletimin në internet, kërkimin efektiv të informacionit, komunikimin në internet dhe e-mail.

Bazat e aplikacionit MS Word: aftëson kandidatët për të përdorur këtë aplikacion të përpunimit të tekstit për të kryer detyrat e përditshme që lidhen me krijimin, formatimin dhe përfundimin e dokumenteve të përpunimit të teksteve, siç janë shkronjat dhe dokumentet e tjera të përditshme.

Bazat e aplikacionit MS Excel: afëson kandidatët të kuptojnë konceptin e tabelave (spreadsheets) dhe të demonstrojnë një aftësi për të përdorur një spreadsheet për të prodhuar rezultate të sakta pune.

Kosova-Women 4 Women nuk bën dallime në bazë të racës, ngjyrës, moshës, gjinisë, orientimit seksual, fesë, origjinës kombëtare, statusit martesor, paaftësisë fizike apo mendore, paraqitjes personale, përgjegjësitë familjare, përkatësisë politike ose statusin me aftësi të kufizuara ose veteran apo ndonjë status tjetër.