KW4W

THIRRJE PER ANGAZHIMIN E STUDENTEVE TE FAKULTETIT JURIDIK

Përshkrim i përgjithshëm

Kosova – Women 4 Women po kërkon t’i angazhojë studentë të vitit të fundit të Fakultetit Juridik që të marrim pjesë si bashkë-udhëheqës të njëzet debateve që do të zhvillohen në komuna të ndryshme me gra dhe fëmijë lidhur me të drejtën pronësore.

Ky angazhim do të zhvillohet në kuadër të projektit ‘Stand for HER property’ që ka për qëllim ngritjen e vetëdijes së grave, fëmijëve dhe të rinjve për të drejtat e tyre pronësore si dhe inkurajimin e grave për ta gëzuar këtë të drejtë. Ky projekt është duke u implementuar nga Kosova – Women 4 Women në kuadër të Programit Angazhimi për Barazi – E4E, i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe zbatuar nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim (ATRC).

Detyrat dhe angazhimi i studentëve

Do te jenë 2 aktivitete ku do të marrin pjesë studentët e përzgjedhur:

  1. Punëtorinë një-ditore ku do të diskutojnë së bashku me bashkë-udhëheqësit e debateve për t’i caktuar pikat e diskutimit të debateve dhe për t’i përcaktuar datat e debateve. Në këtë punëtori do të marrin pjesë të gjithë bashkë-udhëheqësit e debateve, ku përveç studentëve do të jenë edhe Zyrtaret/ët për barazi gjinore të komunave gjegjëse dhe agjentet e ndryshimit – gratë aktive të komuniteteve gjegjëse.
  2. Njëzet debate në komunitete të ndryshme që do të zhvillohen me grupe të përbëra nga 20 fëmijë, të rinjë dhe nëna/gra. Debatet do të bashkë-udhëhiqen nga Zyrtaret/ët për barazi gjinore të komunave gjegjëse, studentëve të Fakultetit Juridik dhe agjenteve të ndryshimit/grave të trajnuara paraprakisht nga KW4W.

Varësisht prej numrit të përzgjedhur të studentëve do të jetë edhe angazhimi i barabartë i tyre në debate – duke e respektuar dhe duke ju përshtatur edhe kohës së tyre.

Transporti për studentë do të jetë i organizuar me personelin e organizatës KW4W. Do të ketë gjithashtu mëditje simbolike për angazhimin e tyre ditor përgjatë debateve.

Kush mundet të aplikoj dhe si bëhet aplikimi?

Të gjithë të interesuarit që janë studentë të vitit të tretë e më lartë të Fakultetit Juridik – mund të aplikojnë.

Për të aplikuar – ju lutem dërgoni një Letër motivuese (maksimum 400 fjalë) dhe CV të shkurtër në e-mail adresën human.resources@k-w4w.org. Subjekti i e-mailit gjatë aplikimit duhet të jetë “Aplikim për pjesëmarrje në debate”.

Në letrën motivuese ju lutem specifikoni:

  • Informatat tuaja kontaktuese;
  • Motivin për të vijuar këtë fakultet;
  • Motivin për të marrë pjesë në këtë projekt dhe
  • Motivin për punën në të drejtën pronësore dhe në të drejtat pronësore të grave dhe vajzave

Data e fundit për aplikim është 20 Prill 2020, ora 23.59. Aplikimet pas mbylljes së thirrjes nuk do të merren parasysh. Vetëm kandidatët potencial do të njoftohen për pranim.

 

Download:

tor_for_law_students_-_revised