KW4W

MSC. BESNIKE (BAFTI) ALIAJ – STORIE SUKSESI

17 Korrik 2020: Msc. Besnike (Bafti) Aliaj u lind në vitin 1988 në Prizren, Kosovë.
Bensikja ka përfunduar fakultetin e Arteve në Administrim Biznesi – Agrobiznes dhe Masterin në fushën e Administrimit të Biznesit.

Besnikja ka një përvojë të gjatë në Agrobiznese prodhuese e importuese, e veçanërisht në fushën e florikulturës dhe fidaneve tё arrave. Ajo sot njihet si një profesioniste e zonja në dizajnimin dhe dekorimin me lule të gjalla, si dhe njё agronome dhe kёshilltare e suksesshme në fushën e bujqёsisё.
Që nga viti 2010 si ëndërr e saj ishte të bëhet një grua ndërmarrëse në degën e Agrobiznesit, dhe kjo ëndërr mё nё fund iu realizua falë vullnetit dhe ambicies sё madhe qё ka.
Ajo sot gëzon titullin e pronares në Lulishten “Besila Sh.p.k” Prizren-Kosovë, e cila u themelua në shtator 2019 dhe që merret kryesisht me shitjen e luleve, drunjëve dekorativ, dizajnimin dhe rregullimin e kopshteve, ahengjeve festive dhe mortore dhe dekorimin e buqetave. Nga organizata Kosova – Women 4 Women ajo është përkrahur në inovacionin e saj për prodhimin e vazove dhe formave të ndryshme dekoruese si ndihmesë drejt realizimit të idesë së saj inovative. Me këtë synon që së shpejti të hyjë fuqishëm në treg vendor por edhe t’i eksportoj produktet e saja nё disa vende tё botёs.

Ajo poashtu është e njohur për shkrime dhe artikuj të ndryshëm në kuadër të bujqësisë dhe ekonomisё në revista dhe portale të ndryshme, si dhe është në pritje të botimit të Librit “TREGU DHE MARKETINGU I LULEVE”, libër i cili është një vlerё e shtuar nё sektorin e Florikulturës në Kosovë dhe Shqipëri pasi që libri përfaqëson dy shtetet për nga tregu dhe marketingu i luleve.