KW4W

VELVET AROMATHERAPY – STORIE SUKSESI

22 Korrik 2020: Donikë Demelezi, Nitë Ratkoceri dhe Dodona Kupina janë bashkëthemelueset e Velvet Aromatherapy. Produktet e këtij brendi janë shembulli më i mirë i tranformimit të hobit në biznes përmes krijimit të punëtorisë dhe shitjeve online.
Të çertifikuara nga aromaterapisti Mark Perren Jones për krijimim e produkteve bimore terapeutike, ato synojnë të promovojnë vlera shëndetësore, estetike dhe ambientaliste përmes produkteve me veti shëruese BIO dhe ECO-Friendly.
Të gjitha Bioproduktet e Velvetaromatherapy janë punëdore dhe përbëjnë esenca bimësh nga më të shëndetshmet për trupin e njeriut.
Keto tre gra janë përfituese të grantit Start-Up përmes projektit “Mundësitë e grave në treg, ekonomi dhe rrjetëzim” WOMEN i cili implementohet nga Kosova – Women 4 Women, ndërsa financohet nga Qeveria Gjermane përmes GIZ Kosovo