KW4W

🌟 Delegacion nga Handwerkskammer Region Stuttgart viziton Kosova–Women 4 Women

Sot patëm kënaqësinë të presim në zyret tona një delegacion nga Oda e Artizanaleve në Stuttgart – Handwerkskammer Region Stuttgart, e cila përfaqëson mbi 30,000 ndërmarrje të sektorit të artizanaleve në rajon.

Gjatë vizitës, ne ndamë përvoja dhe biseduam mbi mundësitë e bashkëpunimit për fuqizimin e bizneseve të grave, duke shkëmbyer ide mbi mbështetjen e sipërmarrëseve dhe zhvillimin e sektorit artizanal.

KW4W mbetet e përkushtuar të krijojë ura bashkëpunimi ndërkombëtar dhe të ofrojë mundësi konkrete për gra që zhvillojnë aftësitë dhe bizneset e tyre. 🤝✨

#KW4W #WomenInBusiness #Artizanale #Bashkepunim #Empowerment