KW4W

Fuqizimi i Grave përmes Informimit: Sesion për të Drejtat Pronësore në Prishtinë

Aktiviteti “Qeverisja e Pronës” nga USAID, në bashkëpunim me organizatën partnere Kosova-Women 4 Women (KW4W), sot organizoi një sesion informues dhe ndërgjegjësues në zyrat e KW4W me gratë e Komunës së Prishtinës.
Gjatë aktivitetit, ku morën pjesë 28 gra aktiviste, ishte e pranishme edhe Zyrtarja për Barazi Gjinore nga Komuna e Prishtinës, Znj. Premtime Preniqi e cila ndau përvojat e saj dhe theksoi rëndësinë e rolit institucional në fuqizimin e grave dhe promovimin e qasjes së barabartë në të drejtat pronësore dhe trashëgimore.
Gjatë sesionit, u prezantuan tema të rëndësishme dhe u zhvillua një diskutim i hapur e dinamik, ku gratë patën mundësinë të trajtojnë në thellësi:

1. Procesin e regjistrimit të pronës
2.Funksionimin e shërbimeve kadastrale
3.Qasjen e grave në trashëgimi

Ky diskutim i hapur dhe dinamik i mundësoi pjesëmarrëseve të ndajnë përvojat e tyre dhe të marrin njohuri të rëndësishme për fuqizimin e pozitës së grave në komunitet.