Me sukses përfundoi trajnimi me grupin e dytë për aftësimin në përdorimin e kompjuterit dhe programeve bazike, i mbajtur nga 15 shtator deri më 17 tetor në bashkëpunim me Cacttus Education.
Gjatë këtij trajnimi, 27 gra pjesëmarrëse u pajisën me njohuri praktike dhe janë certifikuar me sukses, duke fituar aftësi të reja për përdorim të kompjuterit dhe përmirësim të mundësive për punësim dhe zhvillim profesional. Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Fuqizimi Social dhe Ekonomik për Gratë e Margjinalizuara në Kosovë”, i mbështetur financiarisht nga Cartier Philanthropy.