KW4W

Projekti “Mundësitë e Përmirësuara” Mbështet 10 Biznese të Grave në Kosovë

Kemi knaqësinë të ndajmë një lajm të mrekullueshëm nga Kosova Women 4 Women!

Sot, në kuadër të projektit “Mundësitë e përmirësuara të vetëpunësimit dhe punësimit” kemi nënshkruar kontratë me 10 biznese në pronësi/bashkëpronësi të grave që janë fituese të grantit për përmirësimin e shërbimeve dhe produkteve të tyre.  Ky projekt mbështetet financiarisht nga Agjencia Austriake për Zhvillim dhe ka për synim kryesor të përmirësojë dhe përforcojë pozitën e grave në ekonominë dhe tregun e punës.  Këto grante shënojnë një hap të rëndësishëm drejt këtij qëllimi, duke hapur mundësitë për këto gra ndërmarrëse të zgjerojnë bizneset e tyre dhe si rezultat të krijojnë mundësi punësimi edhe për njerëz tjerë.
Faleminderit Agjencisë Austriake për Zhvillim për besimin në vizionin tonë dhe për mbështetjen e rritjes së këtyre bizneseve të udhëhequra nga gra të mrekullueshme.