Mbrëmja emocionuese e organizuar nga Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovë, Znj. Elvana Shala, për ndarjen e çmimit “Hyjneshat e Shtetit”, ka shënuar një moment të jashtëzakonshëm për nderimin e 33 grave kontribuese në fushën e të drejtave të njeriut në Kosovë.
Ceremonia e ndarjes së trofeut ka qenë një ngjarje e veçantë për Kosova -Women 4 Women, ku pjesëmarrëset e programit tonë Znj. Blerta Gashi Leka, Znj. Sabile Gjaka, Znj. Megjide Mejzinolli dhe Znj.Fikrije Hajdari u nderuan me trofeun “Hyjnesha e shtetit” për angazhimin e tyre në avancimin e të drejtave të njeriut.
Faleminderit shumë Ambasadore e Vullnetit te Mirë Znj. Elvana Shala! Një shembull i mire si të vazhdojmë të mbështesim njëra-tjetrën në rrugën drejt arritjeve dhe të bëhemi burime të frymëzimit për të tjera