Data 13 dhjetor shënoi një ditë të veçantë dhe emocionuese për të gjithë ne në ceremoninë përmbyllëse të projektit “Fuqizimi Social dhe Ekonomik për Gratë e Margjinalizuara në Kosovë” dhe festimi i fundvitit me gratë e sukseshme të këtij projekti.
Synimi i projektit ishte fuqizimi social dhe ekonomik dhe përmirësimi i jetës së grave në Kosovë, I cili u mbeshtet dhe u financua nga Cartier Foundation.
Eventi filloi me një hapje të ngrohtë dhe frymëzuese nga Iliriana Gashi, Drejtore e KW4W, e cila me një qëllim të qartë dhe pasion për fuqizimin e grave, na udhëhoqi në këtë udhëtim mbresëlënës.
Pas fjalës së drejtores, kemi vazhduar me një prezantim të animuar nga Anesa Kotorri Kastrati nga Banka TEB për programin e grave nëndërmarrëse nga Banka Teb.
Besa Kasneci, Koordinatore e Projektit, na prezantoi një vështrim të detajuar mbi rezultatet konkrete të projektit. Përmes aktiviteteve dhe shembujve të grave të përfshira, ajo ndau sfidat dhe arritjet e një rrugëtimi drejt fuqizimit ekonomik dhe social për gratë e margjinalizuara.
Momenti më emocionues erdhi me fjalën e Sabile Gjakës, grua e programit nga fshati Oshlan. Në këtë ditë të veçantë, ajo ndau me ne një histori suksesi, ku sfidat dhe guximi i saj për të përmbushur ëndrrat e saj ishin burim frymëzimi për të gjithë ne. Sabilja u bë një simbol i forcës dhe vendosmërisë së grave për të ndikuar pozitivisht në komunitet.
Pjesë e këtij eventi ishte edhe nderimi me mirënjohje për disa prej personave që kanë dhënë kontribut në Kosova-Women 4 Women, Znj. Edi Gusia nga Agjencioni për Barazi Gjinore, Znj. Vlora Citaku, Znj. Valbona Rraci, Znj. Maria Pacolli, Znj. Bukurie Gjonbalaj, Z. Ilir Rexha, Z. Agon Nixha, Znj. Nora Sahatciu Loxha, Znj. Tahire Haxholli, dhe Znj. Tylaj Hasanaj.
E falenderojmë Bankën TEB për përkrahje të këtij eventi dhe të gjithë ata që kanë kontribu në këtë rrugëtim të mrekullueshëm drejt përmirësimit të jetës së grave të margjinalizuara në Kosovë.