KW4W

Njohuri të Reja për Tokën dhe Jetesën: Gratë në Fokus të Trajnimit Bujqësor IWKA

Në kuadër të projektit IWKA “Përfshirja e grave në agrobiznesin e Kosoves”, përgjatë këtyre muajve është zhvilluar edhe trajnimi për bujqësi.
Qëllimi i trajnimit ka qenë pajisja e përfitueseve me njohuri me njohuri, aftësi dhe informata për të përmirësuar praktikat e tyre bujqësore dhe për të përmirësuar jetesën e tyre. Gratë pjesëmarrëse mësuan për teknikat bujqësore moderne dhe të qëndrueshme, metodat e bujqësisë organike, kontrollimin e sëmundjeve dhe përdorimin e pajisjeve efikase bujqësore. Gjithsej janë organizuar 8 ditë trajnime ne katër komuna: Prishtinë, Ferizaj, Gracanicë dhe Junik.
Në përgjithësi, aktivitetet e projektit IWKA synojnë të promovojnë gjithëpërfshirjen, të fuqizojnë gratë dhe të nxisin një komunitet mbështetës ku të gjithë mund të zhvillohen dhe të kenë sukses.
Për më shumë informata në lidhje me aktivitetet e projektit IWKA dhe punën dhe progresin e përfituesit, përcjelleni faqen tone K-W4W.
Projekti financohet nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ) përmes Engagement Global GgmbH, dhe implementohet nga CARE International dhe organizatat partnere lokale: Kosova-Women 4 Women (K-W4W) dhe Programi për të Drejta Civile në Kosovë (CRP/K).