KW4W

Trajnim për Aftësi të Buta në kuadër të projektit “I SEE”

Gjatë javës që lamë pas, u mbajt një trajnim dyditor për Aftësi të Buta, i udhëhequr nga trajnerja Arjeta Sahiti Seferi. Ky trajnim ishte një hap i rëndësishëm drejt përgatitjes profesionale dhe personale të pjesëmarrësve në kuadër të projektit “Mundësitë e përmirësuara të vetëpunësimit dhe punësimit – I SEE”, i cili mbështetet nga Austrian Development Agency.

Temat e trajtuara përfshinë:

  • Përgatitjen për intervista pune

  • Shkrimin e letrës motivuese dhe CV-së

  • Zhvillimin e mendimit kritik

  • Inteligjencën emocionale

  • Zhvillimin personal dhe vetëbesimin

 Trajnimi u fokusua në ndërtimin e aftësive që janë të domosdoshme për tregun e punës, duke nxitur vetëbesimin dhe qasjen aktive të pjesëmarrësve drejt punësimit apo vetëpunësimit.