Advije Rexhepi është grua e sukseshme dhe plot pasion.
Ajo ka treguar se me punë dhe mbështetje, mund të ndërtohet një biznes i suksesshëm. Ndonëse ka kaluar shumë vështirësi në kultivimin e kulturave të ndryshme bujqësore, falë serrës qe ka përfituar, ka arritur të kultivoj perime më cilësore me kosto më të ulët.
“Serra e re, si dhe pajisjet përcjellëse, na dhanë mundësi për zhvillim, dhe tani perimet që kultivoj janë më të kërkuara se kurrë.”
Avdija ka arritur një sukses të madh falë një kombinimi të mirë të punës së palodhur dhe mbështetjes që ka marrë. Kjo ka ndihmuar që biznesi i saj të rritet dhe të bëhet i qëndrueshëm, duke ofruar perime të cilësisë së lartë për konsumatorët e saj.
Çfarë do të thotë kjo për Avdijen?

Sigurimi i një ambient ideal për kultivimin e perimeve gjatë gjithë vitit.

Rritje e qëndrueshmërisë së biznesit, falë prodhimit të vazhdueshëm dhe të cilësisë së lartë.

Mundësi për të zgjeruar tregun, duke përfshirë produkte të freskëta dhe të shëndetshme në më shumë rrjete tregtare.
Avdija është një shembull i shkëlqyer për ata që besojnë se me punë të palodhur dhe mbështetje mund të ndërtohet një e ardhme më e mirë për ata që e meritojnë. Ajo ka dëshmuar se çdo sakrificë mund mund të shpërblehen.
Projekti IWKA “Përfshirja e grave në agrobiznesin e Kosoves” financohet nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ) përmes Engagement Global GgmbH, dhe implementohet nga CARE International dhe organizatat partnere lokale: Kosova-Women 4 Women (K-W4W) dhe Programi për të Drejta Civile në Kosovë (CRP/K).