Merita Januzi eshte nje grua punetore dhe e perkushtuar, e cila prej vitesh merret me bletari, duke e ndertuar kete veprimtari hap pas hapi me shume perpjekje dhe dashuri per natyren.
Angazhimi i saj ne bletari nuk eshte vetem nje aktivitet ekonomik, por edhe nje menyre jetese qe kerkon durim, kujdes te vazhdueshem dhe njohuri te specializuara. Permes punes se saj te perditshme, Merita ka arritur te krijoje produkte bletarie cilesore, te cilat njihen per pastertine dhe vlerat e tyre ushqyese.
Si perfituese e projektit IWKA, Merita ka marre nje mbeshtetje te rendesishme qe ka ndikuar drejtperdrejt ne zhvillimin e aktivitetit te saj. Projekti i ka mundesuar pajisje dhe njohuri te reja, duke e ndihmuar te modernizoje procesin e punes, te permiresoje menaxhimin e bleteve dhe te rrise kapacitetin prodhues.
Kjo mbeshtetje i ka dhene asaj me shume siguri dhe besim per te zgjeruar aktivitetin dhe per te planifikuar te ardhmen me me shume stabilitet.
Pervec aspektit ekonomik, bletaria per Meriten ka edhe nje vlere te madhe mjedisore dhe shoqerore. Ajo eshte e vetedijshme per rolin kyç qe bletet luajne ne ekosistem dhe punon me perkushtim per t’i mbrojtur dhe per te ruajtur biodiversitetin. Permes pervojes se saj, Merita eshte bere nje shembull pozitiv ne komunitet, duke treguar se grate mund te jene aktive dhe te suksesshme edhe ne sektore qe tradicionalisht jane dominuar nga burrat.
Projekti IWKA “Përfshirja e grave në agrobiznesin e Kosovës” financohet nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ) përmes Engagement Global GgmbH dhe implementohet nga CARE International dhe organizatat partnere lokale: Kosova-Women 4 Women (K-W4W) dhe Programi për të Drejta Civile në Kosovë (CRP/K).