KW4W

Një dekadë mbështetje dhe ndikim: KW4W dhe Cartier Philanthropy në shërbim të grave

🌷 Punë e jashtëzakonshme, histori frymëzuese dhe ndikim i qëndrueshëm! 🌷
Dje u shënua një moment shumë i rëndësishëm për fuqizimin e grave në Kosovë, ku 151 gra përmbyllën me sukses programet e Kosova Women 4 Women, duke hedhur hapa të rëndësishëm drejt fuqizimit të tyre ekonomik dhe social.
Gratë pjesëmarrëse vijnë nga komunat: Novobërdë, Podujevë, Shtërpcë, Drenas, Skenderaj dhe Shtime, duke reflektuar përfshirjen dhe gjithëpërfshirjen që qëndron në zemër të misionit të organizatës.
Ky rrugëtim është realizuar falë mbështetjes së vazhdueshme të Cartier Philanthropy, i cili prej 11 vitesh kontribuon në fuqizimin e grave në Kosovë dhe në krijimin e mundësive reale për zhvillim dhe pavarësi ekonomike.
Gjatë këtij eventi, drejtorja e KW4W, Znj. Iliriana Gashi prezantoi arritjet dhe ndikimin e Kosova Women 4 Women ndër vite, duke theksuar rëndësinë e investimit afatgjatë në fuqizimin ekonomik dhe social të grave në të gjitha komunitetet e Kosovës.
Eventi u pasurua edhe me dy histori frymëzuese suksesi, nga shumë gra të tjera që kanë ndërtuar rrugëtimin e tyre drejt pavarësisë:
✨ Sabile Gjaka, me rrugëtimin e saj në gatime tradicionale, dhe
✨ Rita Gashi, themeluese e Bio Rita, me historinë e saj në ndërtimin e një biznesi të qëndrueshëm.
Përveç kësaj, eventi përfshiu një folëse mysafire:
✨ Florentina Maloku, përfaqësuese e Meridian Express, e cila foli për mundësitë që kanë gratë brenda Meridian, duke theksuar rrugët për pjesëmarrje ekonomike, avancim në karrierë dhe fuqizim në vendin e punës.
Një rol kyç në këtë sukses ka pasur edhe I gjithë stafi I KW4W e në vecanti puna e jashtëzakonshme e Koordinatores së projektit dhe e trajnerëve në terren, të cilat me përkushtim, profesionalizëm dhe afërsi me gratë pjesëmarrëse kanë qenë shtylla kryesore e këtij suksesi.
💜 Kosova Women 4 Women vazhdon të mbetet e përkushtuar për fuqizimin ekonomik dhe social të grave dhe vajzave në Kosovë. Deri më sot, mbi 38,000 gra nga 33 komuna, nga të gjitha nacionalitetet, kanë qenë pjesë e programeve tona – dhe ky mision vazhdon!