KW4W

Kur mjeshtëria e grave ndërton ura shprese

Kosova – Women 4 Women kishte nderin të marrë pjesë në Eventin “Urat e Shpresës”, të organizuar nga Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën, znj. Elvana Shala. Ngjarja mblodhi diplomatë nga shtetet e Quint-it, përfaqësues të institucioneve vendore e ndërkombëtare dhe organizata të shoqërisë civile për të diskutuar mbi diplomacinë publike dhe të drejtat e njeriut.
Gjatë darkës së bamirësisë, gra nga programet e KW4W ekspozuan punimet e tyre artizanale, duke prezantuar mjeshtërinë dhe kreativitetin të grave që marrin pjesë në programet tona duke deshmuar se si talenti dhe puna e grave mund të bëhet një mjet konkret për zhvillim personal dhe ekonomik.
KW4W falënderon znj. Elvana Shala për organizimin e këtij eventi të rëndësishëm dhe shpreh kënaqësinë për pjesëmarrjen e vazhdueshme në “Urat e Shpresës” ndër vite, si një platformë që nxit dialogun, bashkëpunimin dhe mbështetjen për komunitetet e margjinalizuara.
KW4W mbetet e përkushtuar të fuqizojë gratë dhe të promovojë një shoqëri më gjithëpërfshirëse.