KW4W

Eksperiencë praktike në Bylmeti – Fuqizimi i grave në agrobiznes

Sot në kuadër të trajnimit “Përpunimi i ushqimit” vizituam qumështoren Bylmeti. 🥛🧀
Pjesëmarrëset patën mundësinë të shohin nga afër procesin e përpunimit të qumështit, funksionimin e makinerive prodhuese dhe përpunuese si dhe të informohen mbi ecurinë e procesit në nivel kompanie.
Kjo vizitë u mirëprit me shumë entuziazëm, duke i dhënë pjesëmarrëseve përvojë praktike dhe njohuri të reja mbi industrinë e përpunimit të qumështit. 👩‍🔬✨
Ne i shprehim falënderimet tona qumështores Bylmeti për mundësinë e ofruar dhe për bashkëpunimin e shkëlqyer.
Ky projekt mbështetet nga Austrian Development Agency.