Nazmije Elezi, një kultivuese e përkushtuar nga fshati Teneshdoll, e ka kthyer sfidën e ruajtjes së mjedrave të freskëta në një mundësi për rritjen e biznesit të saj. Me ndihmën e organizatës Women 4 Women, ajo mori një friz modern që ka ndryshuar mënyrën si i menaxhon dhe shet prodhimet e saj.
“Problemi më i madh për ne si kultivues është se mjedrat janë të ndjeshme dhe duhet të shiten shpejt pas korrjes,” thotë Nazmija. “Por tani, me këtë frigorifer, mund t’i ruaj mjedrat për një kohë më të gjatë dhe t’i shes atëherë kur ka më shumë kërkesë dhe çmimi është më i lartë.”
Falë kësaj teknologjie të avancuar, Nazmija ka arritur të planifikojë më mirë prodhimin dhe shitjet e saj, duke shmangur presionin për t’i shitur menjëherë prodhimet. Kjo i ka hapur mundësinë jo vetëm për të rritur të ardhurat, por edhe për të zgjeruar kultivimin e mjedrave.
Çfarë e bën historinë e Nazmijes të veçantë?

Ruajtje më e gjatë dhe cilësore e mjedrave, duke garantuar që të jenë të freskëta dhe të gatshme për treg kur ajo dëshiron.

Shitje strategjike, duke shmangur presionin për t’i shitur të gjitha menjëherë dhe duke përfituar nga çmimet më të mira në treg.

Zgjerim i mundshëm i biznesit, falë pajisjeve që mbështesin ruajtjen e prodhimit.
“Frigoriferi që mora është një investim që ia ka vlejtur. Jo vetëm që mund të ruaj mjedrat për më gjatë, por tani jam shumë më e sigurt për të zgjeruar kultivimin, sepse kam ku t’i ruaj,” shton Nazmija.
Të ardhmet e saj përfshijnë:

Rritje të sipërfaqes së tokës së dedikuar për mjedra, duke prodhuar më shumë.

Shitje të planifikuara, për t’u fokusuar te cilësia dhe kërkesa e tregut.

Përfshirje në më shumë rrjete tregtare për të promovuar prodhimet natyrale dhe të freskëta.
Historia e Nazmijes është një shembull i fuqishëm se si inovacionet e thjeshta, por efektive, mund të kenë një ndikim të madh në jetën dhe biznesin e një kultivuesi. Ajo është një frymëzim për të gjitha gratë që duan të zhvillojnë bujqësinë dhe të ndërtojnë një të ardhme më të qëndrueshme për veten dhe familjet e tyre.
Projekti IWKA “Përfshirja e grave në agrobiznesin e Kosoves” financohet nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ) përmes Engagement Global GgmbH, dhe implementohet nga CARE International dhe organizatat partnere lokale: Kosova-Women 4 Women (K-W4W) dhe Programi për të Drejta Civile në Kosovë (CRP/K).