Gjatë ditës së katërt të STARTUP WEEK, pjesëmarrëset patën mundësinë të marrin informacione në lidhje me planifikimin financiar dhe rëndësinë e menaxhimit të financave në biznes qe u ndanë nga menaxherja e financave të KW4W, Dafina Puka Sefa.
Ky aktivitet është pjesë e projektit “Mbështetja e Fuqizimit të Grave të Margjinalizuara”, financuar nga Cartier Philanthropy.