Kosova Women 4 Women dhe Komuna e Lipjanit kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi për bashkëfinancimin e trajnimeve për gratë në fushën e hortikulturës, në kuadër të projektit “Mundësitë e përmirësuara të vetëpunësimit dhe punësimit”, financuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim.
Falënderojmë Kryetarin e Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti, për mbështetjen në fuqizimin e grave dhe krijimin e mundësive të reja për vetëpunësim!