Shefkija dhe Ardiana kanë bashkuar forcat dhe tashmë prej tre muajsh kanë hapur rrobaqepësinë e tyre, e cila po ecën shumë mirë. Të dyja kanë ndjekur trajnime profesionale në Kosova Women 4 Women, njëra në rrobaqepësi dhe tjetra në modelizëm. Ato kishin një ëndërr të përbashkët: të hapnin biznesin e tyre dhe sot ajo ëndërr është bërë realitet. Përkushtimi, profesionalizmi dhe vullneti për punë i dallojnë dhe i bëjnë shembull frymëzimi për shumë gra të tjera. 👗🧵
Projekti “Mundësitë e përmirësuara të vetëpunësimit dhe punësimit – I SEE 2” financuar dhe mbështetur nga Austrian Development Agency.