Ne kuadёr tё projektit IWKA, shoqata e grave “Zlatne Ruke” nga Graçanica këtë vit mori pjesë në panairin e dytë të organizuar nga Komuna e Graçanicës. Panairi u shfrytëzua si një mundësi për promovimin e aktiviteteve, produkteve dhe objektivave tё shoqatёs si dhe për rrjetëzim me partnerë dhe vizitorë.
Me kёtё rast shoqata e shfrytёzoi rastin t’i falenderohet Organzatёs KW4W- Kosova Women 4 Women pёr mbёshtetjen e dhёnё si dhe nёpёrmes saj theksuan rёndёsinё e fuqizimit tё grave nё agrobiznes dhe të ruajtjes së traditës.
Në shenjë mirënjohjeje për përkrahjen dhe kontributin, Shoqata “Zlatne Ruke” ndau falenderime pёr partnerёt, institucionet dhe individët që ndihmuan realizimin e panairit dhe forcimin e rolit të grave në komunitet.
Panairi u zhvillua në një atmosferë pozitive, ndërsa realizimi i suksesshëm dëshmoi përkushtimin e perfitueseve në promovimin e iniciativës së grave, të bashkëpunimit dhe solidaritetit.
Projekti IWKA “Përfshirja e grave në agrobiznesin e Kosovës” financohet nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ) përmes Engagement Global GgmbH dhe implementohet nga CARE International dhe organizatat partnere lokale: Kosova-Women 4 Women (K-W4W) dhe Programi për të Drejta Civile në Kosovë (CRP/K).