Projekti IWKA vazhdon ne realizimin e aktiviteteve te planifikuara, kesaj rradhe me pjesen e trete te trajnimit ne bujqesi me temen: “Perpunimi dhe paketimi i prodhimeve bujqesore”. Ne nje kohe kur kerkesat per produkte te fresketa dhe cilesore jane gjithnje e me te medha, perpunimi dhe paketimi i prodhimeve bujqesore luan nje rol kyc ne rritjen e vleres se produkteve tona dhe garantimin e cilesise se larte per konsumatoret. Pergjate trajnimit perfitueset do te mesojne se perpunimi i prodhimeve bujqesore jo vetem qe rrit oferten e tregut, por gjithashtu siguron mundesi te reja punesimi dhe rrit produktivitetin bujqesor. Ne anen tjeter paketimi nuk eshte thjesht nje metode per mbrojtje te produktit, por eshte nje instrument marketingu qe ndihmon ne prezantimin dhe diferencimin e produkteve tona ne treg. Nje paketim i përshtatshem dhe terheqes mund te rrise vleren e produktit dhe te ofroje mundesi per eksport. Paketimi i duhur gjithashtu siguron qe prodhimet te mberrin te fresketa dhe te sigurta ne duar te konsumatoreve.
Te mbeshtesim prodhimet vendore dhe te zgjedhim produkte bujqesore te perpunuara dhe te paketuar me kujdes per nje te ardhme me te mire per te gjithe!
#paketim #zhvillimekonomik #prodhimetefresketa
Projekti IWKA financohet nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ) përmes Engagement Global GgmbH, dhe implementohet nga CARE International dhe organizatat partnere lokale: Kosova-Women 4 Women (K-W4W) dhe Programi për të Drejta Civile në Kosovë (CRP/K).