Në kuadër të projektit IWKA “Përfshirja e grave në agrobiznesin e Kosoves”, përgjatë këtyre muajve janë zhvilluar shume aktivitete. Aktivitetet e projektit përfshijnë një fushë të larmishme nismash të cilat kanë për qëllim nxitjen e zhvillimit personal dhe profesional të përfitueseve.
– Klubi i Grave – ofroi një mjedis mbështetës për gratë që të komunikojnë, të ndajnë përvoja dhe të fuqizojnë njëra-tjetrën përmes ngjarjeve dhe diskutimeve në rrjet. Klubet e grave luajnë një rol jetik në fuqizimin e grave, ndërtimin e komuniteteve të forta dhe promovimin e ndryshimeve sociale. Njëra nga përfitueset theksoi se:
“Klubet e grave ofrojnë mundësi për rrjetëzim dhe socializim midis anëtarëve, duke nxitur miqësi dhe lidhje profesionale.” Deri më tani janë organizuar 24 takime te Klubit të Grave.
– Në anën tjetër Klubi i Burrave – ofroi një platformë për burrat që të angazhohen në dialog, të shkëmbejnë ide dhe të tregojnë dhe diskutojnë përkrahjen të cilen ju ofrojnë grave. Në këtë klub u ftuan bashkëshortë, vëllezër, të afërm të përfituesve.
Deri më tani janë organizuar 12 takime të Klubit të Burrave.
Projekti financohet nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ) përmes Engagement Global GgmbH, dhe implementohet nga CARE International dhe organizatat partnere lokale: Kosova-Women 4 Women (K-W4W) dhe Programi për të Drejta Civile në Kosovë (CRP/K).