Job opening (Project coordinator)
ART Construction

Kosova - Women 4 Women hap konkurs për një Koordinator/e Projekti me përvojë , në Prishtinë. Kandidatet/ët që plotësojnë kërkesat minimale kërkohet të përcjellin letrën e motivimit, CV dhe tri letra referuese në: [email protected] Afati i fundit i aplikimit është 04 maj 2021. Parashtrimet e interesit që mbërrijnë pa informacionin dhe dokumentet e kërkuara do të përjashtohen nga shqyrtimi.

QËLLIMI

Zbaton planet dhe aktivitetet e projektit, orët e punës, monitoron dhe organizon buxhetin dhe shpenzimet, organizon dhe merr pjesë në takime, dhe siguron që afatet e projektit të përmbushen në kohën e duhur.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

• Mirëmbanë dhe monitoron planet dhe aktivitetet e projektit, afatin kohor të projektit, orarin e punës, buxhetin dhe shpenzimet.

• Organizon dhe merr pjesë në takimet e palëve të interesit.

• Përgjegjëse për organizimin dhe përcjelljen e procesit të ndarjes së granteve për përfitueset e projektit .

• Dokumenton dhe përcjell veprimet dhe vendimet e rëndësishme nga takimet.

• Përgatit materiale të nevojshme prezantuese për takimet.

• Siguron që afatet e projektit të respektohen.

• Vlerëson rreziqet dhe çështjet e projektit dhe siguron zgjidhje kur është e zbatueshme.

• Krijoni një kalendar të menaxhimit të projektit për përmbushjen e secilit qëllim dhe objektiv.

AFTESITE DHE KUALIFIKIMET

· Diplomë BA në biznes ose fushë të ngjashme.

· Përvojë pesë vjeçare e punës në fushat përkatëse, mundësisht në OJQ.

· Shkathtësi të jashtëzakonshme verbale, të shkruar dhe prezantuese.

· Aftësi për të punuar në mënyrë efektive si në mënyrë të pavarur ashtu edhe si pjesë e një ekipi.

· Kompetenca në aplikacionet e Microsoft duke përfshirë Word, Excel dhe Outlook.

· Aftësi për të punuar në afate të shkurta.

· Aftësi të shkëlqyer e të folurit dhe shkrimit të gjuhës angleze.

· Patent shofer, kategoria ‘B”

Kosova-Women 4 Women nuk diskriminojnë në bazë të racës, ngjyrës, moshës, gjinisë, orientimit seksual, fesë, origjinës nacionale, statusit martesor, pjekurisë, paaftësisë fizike ose mendore, pamjes personale, përgjegjësive familjare, përkatësisë politike ose statusit si e paaftë ose veteran ose ndonjë status tjetër.