KW4W

THIRRJE PER APLIKIM PER GRANTE

Kosova-Women 4 Women fton gratë ndërmarrëse që të aplikojnë për përkrahje në kuadër të projektit “Pjesëmarrja e grave drejt fuqizimit ekonomik” i financuar nga Agjencia për Barazi Gjinore në Kosovë (ABGJ)si pjesë e “Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike 2021” – Masa 4 e Fazës së dytë. Projekti ka për qëllim fuqizimin ekonomik të grave në faza të ndryshme të zhvillimit ekonomik.

 

Grupi i targetuar janë bizneset e grave të cilat janë dëmtuar nga pandemia – që do të jetë edhe kriter për përzgjedhje. Projekti parasheh që për bizneset e grave të ndajë grante me shumë deri në 2,500.00 EUR dhe do të shtrihet ne komunat e rajoneve Prishtinë, Gjilan dhe Mitrovicë.

 

Aplikantet nuk mund të paraqesin më shumë se një aplikim. Vetëm aplikueset që përzgjedhen do të informohen me shkrim brenda 5 ditësh pune nga vendimi i Komisionit.

Aplikueset e refuzuara mund të parashtrojnë ankesë me shkrim brenda pesë ditësh pune nga shpallja e rezultatit nga KW4W.

 

SI TË APLIKONI

Dokumentacioni i nevojshëm:

 

  • Aplikacioni
  • Deklarata nën betim
  • Dëshmi që udhëheqësja e biznesit nuk është nën hetime
  • Kopjet e letërnjoftimit për pronaren e biznesit
  • Çertifikatën e regjistrimit të biznesit së bashku me informatat mbi pronësinë dhe veprimtaritë e lejuara
  • Çertifikatën e numrit fiskal
  • Dëshminë e xhirollogarisë aktive të aplikueses në njërën prej bankave të licencuara nga BQK
  • Vërtetim që biznesi nuk është në falimentim
  • Formulari i deklarimit vjetor dhe pageses per tatimin në të ardhurat e korporatave (CD) (viti 2019 dhe 2020)

Fondet e granteve ndahen për kostot e kualifikueshme në bazë të metodës dhe orareve të pagesave sipas përshkrimit në Marrëveshjen e Grantit. Pagesat bëhen me transfere direkte bankare tek llogaria bankare e fituesi të grantit. Në asnjë rrethanë nuk mund të bëhet pagesa në para, në llogarinë e personit privat, si dhe/ose tek ndonjë llogari jashtë vendit.

 

Përfituesja duhet të nënshkruajë deklaratën nën betim se nuk ka përfituar nga fondi i programit të rimëkëmbjes ekonomike 2021 – të financuar nga Agjensia për Barazi Gjinore në Kosovë (ABGJ). Deklaratën mund t’a gjeni te bashangjitur më poshtë.

 

Aplikimi është i hapur nga data 11 Qershor, 2021 deri më 27 Qershor 2021. Dokumentacioni i kompletuar mund të dorëzohet përmes adresës elektronike në email adresën grants@k-w4w.org.

Download:

deklarata

izjava_pod_zakletvom

aplikacioni_1_1

prijavni_obrazac_1