KW4W

Nermina Bitiq: Kur pasioni për tokën sjell sukses dhe përvoja të paharrueshme 👩🏻‍🌾

Nermina Bitiq është shembull i gruas punëtore dhe të palodhur e cila me pasion e përkushtim zhvillon aktivitetin e saj bujqësor në fshatin Sllovi të komunës së Lipjanit. 👩🏻‍🌾
Në kuadër të projektit “Mundësitë e përmirësuara të vetëpunësimit dhe punësimit – ISEE2”, ajo përfundoi me sukses trajnimin profesional në Hortikulturë.
Nermina kultivon me dashuri e përkushtim speca, domate, pjepër, shalqi dhe drithëra. Produktet e saj i gjeni të ekspozuara në kopshtin e shtëpisë së saj, ndërsa ajo që e bën edhe më unike është fakti se blerësit mund t’i vjelin vetë produktet e freskëta duke e kthyer blerjen në një përvojë të veçantë e të paharrueshme. 🫑🍅🍉🍈🌾
Me duar të arta Nermina na tregon se suksesi fillon aty ku ka vullnet dhe dashuri për punën.
Projekti “Mundësitë e përmirësuara të vetëpunësimit dhe punësimit – ISEE 2” financuar dhe mbështetur nga Austrian Development Agency.
#historisuksesi #gratënëbujqësi #ngafushanëtryezë