
Filloi trajnimi 6-ditor “𝐒𝐢 𝐭𝐞̈ 𝐟𝐢𝐥𝐥𝐨𝐧𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐦𝐞𝐧𝐚𝐱𝐡𝐨𝐧𝐢 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐀𝐠𝐫𝐨𝐛𝐢𝐳𝐧𝐞𝐬 𝐦𝐞 𝐏𝐫𝐚𝐤𝐭𝐢𝐤𝐚 𝐭𝐞̈ 𝐆𝐣𝐞𝐥𝐛𝐫𝐚”, në Prizren!
Dita e parë u hap me prezantimin e programit 6-ditor dhe fazës së mentorimit, si dhe me një aktivitet njohës mes pjesëmarrësve.
Gjatë ditës, pjesëmarrësit mësuan për:
– Zhvillimin e idesë së biznesit
– Kalimin nga ideja në plan konkret biznesi
– Identifikimin dhe përdorimin e burimeve ekzistuese
– Përzgjedhjen dhe vlerësimin e ideve të reja
Përmes ushtrimeve praktike dhe diskutimeve interaktive, ata ndërtuan bazat për ditët e ardhshme të trajnimit.
Ky trajnim i dedikohet individëve të papunë nga grupe të cënueshme – gra, të rinj, anëtarë të komuniteteve, banorë të zonave rurale dhe të rikthyer nga shtetet perëndimore – të cilët synojnë të fillojnë një agrobiznes.
Trajnimi 6-ditor pasohet me një program individual mentorimi 3-mujor për të mbështetur zhvillimin e mëtejshëm të ideve të biznesit.
Ky aktivitet organizohet nga 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐚 – 𝐖𝐨𝐦𝐞𝐧 𝟒 𝐖𝐨𝐦𝐞𝐧 (𝐊𝐖𝟒𝐖), në bashkëpunim me 𝐀𝐠𝐣𝐞𝐧𝐜𝐢𝐧𝐞̈ 𝐞 𝐏𝐮𝐧𝐞̈𝐬𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐑𝐞𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐬, dhe me mbështetje nga 𝐌𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢𝐚 𝐅𝐞𝐝𝐞𝐫𝐚𝐥𝐞 𝐆𝐣𝐞𝐫𝐦𝐚𝐧𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐁𝐚𝐬𝐡𝐤𝐞̈𝐩𝐮𝐧𝐢𝐦 𝐄𝐤𝐨𝐧𝐨𝐦𝐢𝐤 𝐝𝐡𝐞 𝐙𝐡𝐯𝐢𝐥𝐥𝐢𝐦 (𝐁𝐌𝐙) përmes 𝐆𝐈𝐙 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐚.