STARTUP WEEK 2025 – Dita e katërt
Ditën e sotme e përmbyllëm me fjalimin inspirues të përfitueses së STARTUP WEEK 2024, Shkurte Salihu nga biznesi Leari. Ajo tregoi rrugëtimin e saj dhe shtytjen që i ka ofruar granti drejt qëllimit të saj biznesor. Njëherësh, kjo ishte dita e fundit e trajnimeve në kuadër të këtij aktiviteti, dhe falenderojmë trajnerët, Afrim Kamishi dhe Donat Spahija, për kontributin e jashtëzakonshëm të dhënë gjatë këtyre katër ditëve intensive.