Shqipe Murseli, një grua punëtore nga komuna e Prishtinës, e cila ka transformuar pasionin e saj për përgatitjen e ajvarit dhe turshive në një biznes të suksesshëm, duke kombinuar traditën dhe teknologjinë për të rritur prodhimin dhe cilësinë.
“Gjithmonë e kam dashur përgatitjen e produkteve të shtëpisë, por kufizimet në pajisje e bënin të vështirë përgatitjen e sasive më të mëdha,” shpjegon Shqipja.
“Me ndihmën e organizatës Women for Women, mora një makinë për larjen e pemëve dhe perimeve, një trak për klasifikim si dhe një makinë për bluarjen dhe ndarjen e farave. Kjo më ndihmoi të rris si sasinë ashtu edhe cilësinë e produkteve”.
Falë këtij investimi, Shqipja ka arritur të përgatisë turshi jo vetëm për tregun lokal. Produktet e saj janë tashmë të njohura për shijen autentike dhe cilësinë e lartë, duke tërhequr gjithnjë e më shumë klientë.
Çfarë do të thotë kjo për Shqipen?

Sasi më të mëdha të turshive dhe ajvarit, që i japin mundësinë të përmbushë kërkesat në rritje.

Proces më efikas dhe më pak i lodhshëm, falë pajisjeve moderne.

Mundësi për të zgjeruar tregun, duke përfshirë më shumë klientë që vlerësojnë produktet natyrale dhe të freskëta.
“Ja ka vlejtur çdo përpjekje. Tani jo vetëm që përgatis më shumë, por edhe e shijoj më shumë këtë proces. Me këto pajisje, mund të planifikoj zgjerimin e prodhimit dhe të siguroj që gjithmonë të ofroj produkte cilësore,” tregon ajo me krenari.
Planet e Shqipes për të ardhmen:

Të zgjerojë linjën e produkteve me receta të reja të bazuara në traditë.

Të zgjerojë bashkëpunimet me klientët dhe tregjet vendore.

Të promovojë konsumin e produkteve të përgatitura në mënyrë natyrale dhe të mbështesë fuqizimin e grave në sektorin e përpunimit ushqimor.
Historia e Shqipes tregon se si pasioni dhe përkushtimi, kur kombinohen me investimet e duhura, mund të kthehen në një rrëfim të suksesshëm. Ajo është një shembull frymëzues për të gjithë ata që duan të zhvillojnë një biznes të bazuar në traditat familjare dhe prodhimet natyrale.
Projekti IWKA “Përfshirja e grave në agrobiznesin e Kosoves” financohet nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ) përmes Engagement Global GgmbH, dhe implementohet nga CARE International dhe organizatat partnere lokale: Kosova-Women 4 Women (K-W4W) dhe Programi për të Drejta Civile në Kosovë (CRP/K).