KW4W

Të Drejtat Trashëgimore dhe Pronësore të Grave – Një Hap përpara në Graçanicë

Sot, Aktiviteti i USAID “Qeverisja e Pronës” organizoi një fokus grup me gratë dhe gratë aktiviste të Komunës së Graçanicës. Në takim morën pjesë gra nga komuniteti serb dhe ai rom, të cilat ndanë perspektivat e tyre në lidhje me sfidat dhe shqetësimet që përballen në realizimin e të drejtave pronësore dhe të trashëgimisë, si dhe qasjen në pronë.

Gjatë diskutimit u trajtuan edhe çështjet që lidhen me shërbimet kadastrale dhe pronësore që ofron Komuna e Graçanicës, duke identifikuar nevojat dhe mundësitë për përmirësim të tyre.

Diskutimet dhe rekomandimet e dala nga ky fokus grup do të përdoren në procesin e hartimit të Planit për Përmirësimin e Shërbimeve Kadastrale, që Komuna e Graçanicës do të hartojë dhe adoptojë me mbështetjen e Aktivitetit të USAID “Qeverisja e Pronës”.

Organizata Kosova-Women 4 Women është partnere e këtij aktiviteti dhe kontribuon në fuqizimin e grave dhe përfaqësimin e zërit të tyre në procese vendimmarrëse.