Gjatë javës që lamë pas, u mbajt një trajnim dyditor për Aftësi të Buta, i udhëhequr nga trajnerja Arjeta Sahiti Seferi. Ky trajnim ishte një hap i rëndësishëm drejt përgatitjes profesionale dhe personale të pjesëmarrësve në kuadër të projektit “Mundësitë e përmirësuara të vetëpunësimit dhe punësimit – I SEE”, i cili mbështetet nga Austrian Development Agency.
Temat e trajtuara përfshinë:
Përgatitjen për intervista pune
Shkrimin e letrës motivuese dhe CV-së
Zhvillimin e mendimit kritik
Inteligjencën emocionale
Zhvillimin personal dhe vetëbesimin
Trajnimi u fokusua në ndërtimin e aftësive që janë të domosdoshme për tregun e punës, duke nxitur vetëbesimin dhe qasjen aktive të pjesëmarrësve drejt punësimit apo vetëpunësimit.