KW4W

Zëri i Grave në Fokus: Rekomandime për Shërbime më të Mira Pronësore në Deç

Sot, Aktiviteti i USAID “Qeverisja e Pronës” organizoi një fokus grup me gratë aktiviste të Komunës së Deçanit, me qëllim të adresimit të sfidave dhe shqetësimeve lidhur me të drejtat pronësore dhe të trashëgimisë, si dhe qasjen në pronë.

Pjesëmarrëset ndanë përvojat dhe perspektivat e tyre mbi pengesat që hasin në realizimin e këtyre të drejtave. Gjatë diskutimit, u trajtuan edhe shërbimet kadastrale dhe pronësore që ofron Zyra Komunale e Kadastrit në Deçan, duke identifikuar nevojat për përmirësim dhe qasje më të lehtë për qytetarët, në veçanti për gratë.

Rekomandimet e dala nga ky fokus grup do të përfshihen në hartimin e Planit për Përmirësimin e Shërbimeve Kadastrale që Komuna e Deçanit do të zhvillojë me mbështetjen e Aktivitetit të USAID “Qeverisja e Pronës”.

Organizata Women for Women – Kosova është partnere e këtij aktiviteti dhe vazhdon të luajë një rol kyç në fuqizimin e zërit të grave në komunitet.