KW4W

MUAJI TETOR- NDËRGJEGJËSIMI PËR KANCERIN E GJIRIT

Kosova – Women 4 Women gjatë muajit tetor ka vazhduar aktivitetet e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit. Fjongo rozë është bërë simbol i fuqishëm ndër vite! Me vendosjen e fjongove, luleve dhe balonave rozë, gratë e Oshlanit shënuan solidaritet dhe mbështetje ndaj grave të prekura nga kanceri i gjirit.

Ndërgjegësimi për kancerin e gjirit nuk merr fund në tetor. Andaj, merrni kohë të kuptoni se si zhvillohet ky kancer – jo për shkak të frikës, por për shkak të parandalimit. Mbështetni ato që vuajnë nga kjo sëmundje dhe ofroni atyre solidaritet! Mësohuni se si kryhet vetë-ekzaminimi dhe forconi parandalimin duke bërë kontrolla vjetore.

Ftoni edhe gratë e tjera të mësojnë rreth kancerit të gjirit. Njohuria është fuqi dhe sa më heret që një grua të mësojë për parandalim aq më shumë ka gjasa për shpëtim!

#KW4W

#breastcancerawareness