Gjate javes se kaluar u realizua aktiviteti i rradhës “Klubi i Grave” ku secili takim u realizua në komunën respektive të përfitueseve: Prishtinë, Ferizaj, Junik dhe Graçanicë.
Kjo iniciativë ka për qëllim të hapë një platformë të veçantë ku secila prej grave mund të ndajë historitë e saj, të ndaj sfidat dhe sukseset që ka përjetuar, të ndihmojë dhe frymëzojë njëra-tjetrën në rrugën drejt ndryshimeve dhe rritjes personale dhe profesionale.
Ne jemi mirënjohës për përkushtimin dhe punën e palodhur të grave dhe do të vazhdojmë t’i mbështesim ato në përpjekjet e tyre për të krijuar ndryshime pozitive në komunitet.
Projekti financohet nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ) përmes Engagement Global GgmbH, dhe implementohet nga CARE International dhe organizatat partnere lokale: Kosova-Women 4 Women (K-W4W) dhe Programi për të Drejta Civile në Kosovë (CRPK).