KW4W

Nga trajnimi te certifikimi: Rrobaqepës të kualifikuara që ndryshojnë të ardhmen

Vlerësimi Përfundimtar për kualifikimin “Rrobaqepës – Niveli III”!
Me datë 27 dhe 28 gusht 2024, në Qendrën e Trajnimit & Burimeve, u mbajt vlerësimi përfundimtar me shkrim dhe praktik për kandidatet e grupit të 4-të që ndoqën trajnimin për Rrobaqepësi – Niveli III, akredituar nga: Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve.
Pjesë e komisionit vlerësues ishin: Z. Naim Hoxha, Kryetar i Komisionit, Zyrafete Shala, Anëtare e Komisionit, Endritë Hoxha Anëtare e Komisionit dhe Lirije Haliti Monitoruese.
Ky aktivitet u realizua në kuader të projektit “Përmirësimi i mundësive të vetëpunësimit dhe punësimit – I SEE-2” financuar dhe mbështetur nga ADA Austrian Development Agency
.
Jemi krenarë për punën dhe përkushtimin e secilës prej pjesëmarrëseve dhe presim me padurim të shohim arritjet e tyre në të ardhmen!
Faleminderit që jeni pjesë e këtij rrugëtimi me Kosova Women 4 Women.