Sot në Komunën e Gjilanit u mbajt një sesion informues i organizuar nga Aktiviteti i USAID “Qeverisja e Pronës”, me fokus te qasja e grave në pronë dhe trashëgimi. Qëllimi i aktivitetit ishte informimi dhe ndërgjegjësimi mbi të drejtat themelore pronësore të grave dhe sfidat që ato përballojnë në Kosovë.
Pjesëmarrëse në këtë takim ishin:
🔹 Znj. Leonora Morina Bunjaku – Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit
🔹 Znj. Lindita Salihu – Zyrtare për Barazi Gjinore
🔹 Gra aktiviste nga komuna
Përmes diskutimeve u theksua rëndësia e informimit të grave, si dhe mënyrat për të avokuar për të drejtat e tyre në trashëgimi dhe pronësi.
🤝 Partner në këtë aktivitet ishte organizata Kosova – Women 4 Women, që vazhdon të mbështesë fuqizimin e grave në të gjitha nivelet e shoqërisë.
#GratëDheProna #BaraziGjinore #USAIDKosovo #QeverisjaEPronës #Gjilani