KW4W

Nga pasioni te suksesi: Historia frymëzuese e Pranvera Osmanit në agrobiznes

Pranvera Osmani ndonëse me profesion farmaciste, prodhimin e produkteve natyrale bujqësore e filloi më tepër si pasion, duke u kthyer kështu si një shembull frymëzues se si pasioni, përkushtimi dhe qasja në burimet e nevojshme mund të sjellin sukses të jashtëzakonshëm. “Kam nisur me një serrë të vogël familjare, duke punuar me shumë dashuri dhe përkushtim. Pas trajnimeve dhe këshillave direkte të ofruara, kuptova se domatja është një nga produktet më të kërkuara. Vendosa të fokusohesha tek kjo kulturë dhe më pas eksperimentova me domatina – një produkt i veçantë që nuk gjendet askund tjetër në Prishtinë si ky varitet,” tregon Pranvera. Si çdo fillim, edhe rruga e saj nuk ishte e lehtë. Por përkushtimi i saj për të përmirësuar produktivitetin dhe cilësinë u shpërblye falë ndihmës së organizatës Women 4 Women, që e mbështeti me:

✅ Një serrë moderne për kultivim.

✅ Sistem të ujitjes pikë-pikë.

✅ Pompë për furnizimin e qëndrueshëm me ujë.

“Domatinat tona janë unike dhe të freskëta. Konsumimi i produkteve natyrale jo vetëm që ndihmon shëndetin tuaj, por gjithashtu mbështet bizneset e vogla si i imi”, thotë ajo me krenari. Ajo që e bën historinë e Pranverës frymëzuese është besimi i saj në rëndësinë e konsumimit të produkteve natyrale Ky është një shembull i përsosur se si inovacioni dhe përkushtimi mund të sjellin ndryshime të rëndësishme. Projekti IWKA “Përfshirja e grave në agrobiznesin e Kosoves” financohet nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ) përmes Engagement Global GgmbH, dhe implementohet nga CARE International dhe organizatat partnere lokale: Kosova-Women 4 Women (K-W4W) dhe Programi për të Drejta Civile në Kosovë (CRP/K).