Nermina Bitiq është shembull i gruas punëtore dhe të palodhur e cila me pasion e përkushtim zhvillon aktivitetin e saj bujqësor në fshatin Sllovi të komunës së Lipjanit.

Në kuadër të projektit “Mundësitë e përmirësuara të vetëpunësimit dhe punësimit – ISEE2”, ajo përfundoi me sukses trajnimin profesional në Hortikulturë.
Me duar të arta Nermina na tregon se suksesi fillon aty ku ka vullnet dhe dashuri për punën.
Projekti “Mundësitë e përmirësuara të vetëpunësimit dhe punësimit – ISEE 2” financuar dhe mbështetur nga Austrian Development Agency.