KW4W

Inspirim dhe përkrahje: Vizitat e përfitueseve të IWKA te bizneset e suksesshme të grave

Në vazhdën e vizitave përgjatë ditëve të kaluara përfitueset e projektit IWKA “Përfshirja e grave në agrobiznesin e Kosovës”, kanë vizituar biznese të grave të sussesshme ku edhe janë infromuar me gjerësisht me punën dhe arritjet e tyre.
Një falënderim i veçantë për Kaltrina Murseli, Botanic-llc dhe @Natyra-L Farm që na frymëzuan me historitë e tyre dhe na treguan për sfidat me të cilat janë ballafaquar. Ato janë nje shembull force dhe suksesi për të gjithë ne.
Qëllimi i vizitave, është më shumë se thjeshtë një këshill apo ndihmë – është një ndarje e njohurive, një burim i pasur i inspirimit dhe një mënyrë për të ndërtuar një rrjet përkrahës.
Në këtë mënyrë, ne vazhdojmë të forcojmë rrjetin tonë dhe të ndihmojmë njëra-tjetrën për të arritur deri tek suksesi. T’i ndjekim këto shembuj të shkëlqyer dhe të punojmë së bashku për të ndërtuar një të ardhme më të ndritur!
Projekti financohet nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ) përmes Engagement Global GgmbH, dhe implementohet nga CARE International dhe organizatat partnere lokale: Kosova-Women 4 Women (K-W4W) dhe Programi për të Drejta Civile në Kosovë (CRP/K).