KW4W

Ceremonia e diplomimit për gratë në fshatin Gadime

Javën që shkoi u mbajt ceremonia e diplomimit për gratë në fshatin Gadime në komunën e Lipjanit. 20 gra përfunduan programin dhjetëmujor në aftësim jetësor (fuqizim social) dhe aftësim profesional për “Hortikulturë”.
Trajnere për modulin e fuqizimit social ishte Zojë Shala, ndërsa për modulin profesional ishte Musli Musliu.
Ky trajnim u zhvillua në kuadër të projektit “Together Building Resilience” i financuar nga Fondi i Mirëbesimit i OKB-së për t’i dhënë fund dhunës kundër grave (UN Trust Fund). Fondi i Mirëbesimit i OKB-së për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave (UN Trust Fund) është i vetmi mekanizëm global për dhënien e granteve i dedikuar ekskluzivisht për të adresuar të gjitha format e dhunës ndaj grave dhe vajzave në nivel lokal dhe kombëtar. Deri më sot, Fondi i Mirëbesimit i OKB-së ka dhënë 215 milionë dollarë për 646 iniciativa në 140 vende dhe territore.