KW4W

Diskutim informativ mbi mekanizmat ekzistues kundër dhunës në baza gjinore me gratë nga fshati Bradash

Pabarazia gjinore dhe dhuna me bazë gjinore ndaj grave janë çështje strukturore që ndikojnë jetët e shumë grave në Kosovë dhe në botë. Sot zhvilluam diskutim informativ mbi mekanizmat ekzistues kundër dhunës në baza gjinore me gra nga fshati Bradash në komunën e Podujevës të cilat patën mundësinë të dëgjojnë nga personat e kyçur direkt në luftimin e këtij fenomeni.
Diskutimi shpërfaqi punën e Qendrës për Punë Sociale në Podujevë, përfaqësuar nga u.d. i Drejtorit Fadil Berisha dhe punën e strehimores në Prishtinë, përfaqësuar nga Drejtorja znj. Zana Hamiti-Asllani.
Diskutimi u moderua nga Fortesa Kryeziu.
Gjatë diskutimit ekspertët bashkëbiseduan me participantet për të përçuar informata të ndryshme rreth formave të dhunës, mënyrave të luftimit të dhunës dhe mënyrat se si institucionet e tyre e luftojnë dhunën dhe kontribuojnë në jetë më të mirë për të mbijetuarit e dhunës.
Ky panel u organizua në kuadër të projektit “Së Bashku Ndërtojmë Reziliencën”, të financuar nga UN Trust Fund to End Violence against Women (UN Trust Fund).
UN Trust Fund është i vetmi mekanizëm global për dhënien e granteve, i dedikuar ekskluzivisht për adresimin e të gjitha formave të dhunës ndaj grave dhe vajzave në nivel lokal dhe kombëtar.