KW4W

Hapja e programit të praktikës në partneritet me Departamenti i Psikologjisë

Si pjesë e angazhimit tonë për ta përmbushur misionin tonë, ne jemi të ngazëllyer që kemi hapur programin e praktikës në partneritet me Departamenti i Psikologjisë, UP. Gjatë këtyre javëve të fundit më shumë se 15 praktikantë kanë qenë me ne në terren në komuna të ndryshme dhe do të vazhdojnë të jenë me ne edhe në javët e ardhshme.
Qëllimi është t’u japim profesionistëve të rinj nga ky departament mundësinë për të kontribuar në organizatën tonë, dhe në të njejtën kohë për të mësuar drejtpërdrejt nga stafi ynë i cili ka një përvojë shumëvjeçare në punën në terren me gratë në mbarë Kosovën.
Profesionistët tanë të rinj po na ndihmojnë të bëjmë ndryshime në botë dhe ne nuk kemi si të mos jemi krenarë me ta!