KW4W

KFOR-i vizitoi fshatin Bradash të komunës së Podujevës për t’ua mësuar Ndihmën e Parë grave pjesëmarrëse në programin tonë për fuqizimin social dhe ekonomik

Këtë javë, KFOR-i vizitoi fshatin Bradash të komunës së Podujevës për t’ua mësuar Ndihmën e Parë grave pjesëmarrëse në programin tonë për fuqizimin social dhe ekonomik.
Bashkëpunimi i vazhdueshëm ndërmjet KFOR-it dhe Kosova – Women 4 Women ka qenë një dëshmi e mbështetjes sonë të vazhdueshme për zhvillimin dhe fuqizimin e komuniteteve të Kosovës, veçanërisht të grave të Kosovës.
Përmes përpjekjeve tona të përbashkëta, ne ndikojmë pozitivisht në jetët e grave në Kosovë dhe promovojmë zhvillimin e përgjithshëm të vendit.
Gratë e Bradashit janë pjesë e aktivitetit të programit të fuqizimit social si pjesë e projektit “Together Building Resilience” i financuar nga Fondi i Mirëbesimit i OKB-së për t’i dhënë fund dhunës kundër grave (UN Trust Fund). Fondi i Mirëbesimit i OKB-së për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave (UN Trust Fund) është i vetmi mekanizëm global për dhënien e granteve i dedikuar ekskluzivisht për të adresuar të gjitha format e dhunës ndaj grave dhe vajzave në nivel lokal dhe kombëtar.