KW4W

Kosova – Women 4 Women ka trajnuar me sukses 24 agjente të ndryshimit nga fshatrat Shalë (Lipjan), Gadime (Lipjan), Rahovicë (Ferizaj)

Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se Kosova – Women 4 Women ka trajnuar me sukses 24 agjente të ndryshimit nga fshatrat Shalë (Lipjan), Gadime (Lipjan), Rahovicë (Ferizaj) dhe qyteti i Ferizajt, për të ndërmarrë veprime kundër dhunës me bazë gjinore në komunitetet e tyre.
Trajnerja jonë e mrekullueshme, Erza Kurti, si dhe trajnimi ynë për fuqizimin ekonomik dhe social i ka përgatitur këto agjente ndryshimi për t’u angazhuar në aktivitete të shumta në komunitetet e tyre kundër dhunës me bazë gjinore.
Ato kanë organizuar biseda në komunitet, kanë krijuar dhe shpërndarë fletushka kundër dhunës në familje, kanë ndërmarrë aksione më 8 Mars dhe kanë zhvilluar diskutime me nxënës nga shkollat, prindër si dhe gra të tjera për ta rritur ndërgjegjësimin kundër dhunës me bazë gjinore.
Ne jemi krenarë që kemi mbështetur këto agjente të ndryshimit dhe përpjekjet e tyre për ta krijuar një shoqëri më të sigurt dhe më të barabartë. Ne besojmë se puna e tyre do të vazhdojë të ketë një ndikim pozitiv në komunitetet e tyre dhe si KW4W jemi të përkushtuar t’i mbështesim ato në përpjekjet e tyre të ardhshme.
Ky aktivitet është pjesë e projektit “Together Building Resilience” i financuar nga Fondi i Mirëbesimit i OKB-së për t’i dhënë fund dhunës kundër grave (UN Trust Fund). Fondi i Mirëbesimit i OKB-së për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave (UN Trust Fund) është i vetmi mekanizëm global për dhënien e granteve i dedikuar ekskluzivisht për të adresuar të gjitha format e dhunës ndaj grave dhe vajzave në nivel lokal dhe kombëtar.