Skip to content
KW4W — Kosova Women for Women
SQEN

This page is available in Albanian only. The text below is in Albanian.

News29.12.2023

Diplomim me Kuptim: Gratë e Brodit Fuqizohen përmes Aftësimit Profesional dhe Social

avën që shkoi u mbajt ceremonia e diplomimit për gratë në fshatin Brod në komunën e Shtërpcës. 29 gra përfunduan programin dhjetëmujor në aftësim jetësor (fuqizim social) dhe aftësim profesional për "Hortikulturë".

Diplomim me Kuptim: Gratë e Brodit Fuqizohen përmes Aftësimit Profesional dhe Social

Trajnere për modulin e fuqizimit social ishin Besa Canolli dhe Vjollca Suldashi, ndërsa për modulin profesional ishte Musli Musliu.

Ky trajnim u zhvillua në kuadër të projektit “Together Building Resilience” i financuar nga Fondi i Mirëbesimit i OKB-së për t'i dhënë fund dhunës kundër grave (UN Trust Fund). Fondi i Mirëbesimit i OKB-së për t'i dhënë fund dhunës ndaj grave (UN Trust Fund) është i vetmi mekanizëm global për dhënien e granteve i dedikuar ekskluzivisht për të adresuar të gjitha format e dhunës ndaj grave dhe vajzave në nivel lokal dhe kombëtar. Deri më sot, Fondi i Mirëbesimit i OKB-së ka dhënë 215 milionë dollarë për 646 iniciativa në 140 vende dhe territore.

Published 29.12.2023 · updated 12.2023
Diplomim me Kuptim: Gratë e Brodit Fuqizohen përmes Aftësimit Profesional dhe Social — KW4W