
Diskutimi shpërfaqi punën e Qendrës për Punë Sociale në Podujevë, përfaqësuar nga u.d. i Drejtorit Fadil Berisha dhe punën e strehimores në Prishtinë, përfaqësuar nga Drejtorja znj. Zana Hamiti-Asllani.
Diskutimi u moderua nga Fortesa Kryeziu.
Gjatë diskutimit ekspertët bashkëbiseduan me participantet për të përçuar informata të ndryshme rreth formave të dhunës, mënyrave të luftimit të dhunës dhe mënyrat se si institucionet e tyre e luftojnë dhunën dhe kontribuojnë në jetë më të mirë për të mbijetuarit e dhunës.
Ky panel u organizua në kuadër të projektit “Së Bashku Ndërtojmë Reziliencën”, të financuar nga UN Trust Fund to End Violence against Women (UN Trust Fund).
UN Trust Fund është i vetmi mekanizëm global për dhënien e granteve, i dedikuar ekskluzivisht për adresimin e të gjitha formave të dhunës ndaj grave dhe vajzave në nivel lokal dhe kombëtar.
